MENU
klinika

“E gjitha bëhet për pazarin e radhës”

Grupi i Bashës sulmon deputetët e Berishës: Boll me teatër dhune

31.10.2023 - 22:13

Grupi i Lulzim Bashës është distancuar nga aktet e dhunës në Kuvend, teksa ka shpërthyer në akuza të forta ndaj deputetëve krah Berishës.

Ishte Oriola Pampuri e cila në rrjetet sociale shkruan se shqiptarët janë lodhur me të tilla skena. Sipas saj, mjafton që të hapin arkivat për njëri-tjetrin.

Postimi i Pampurin
Parlamenti është institucioni ku çdo përfaqësues i qytetarëve duhet të debatojë, mendoj në mënyrë konstruktive me argumente, mbi çështje që prekin drejtpërdrejte qytetarët, mbi çështje qe lidhen drejtpërdrejt me hallet dhe problemet e tyre.

Shqiptarët, të çdo kahu qofshin u lodhën me një teatër dhune në atë sallë Parlamenti, u lodhën me skena hipokrizie, te cilat nuk i shërbejnë askujt veçse grupeve të interesit, që ditën bëjnë sikur zihen e pasdite presin llokmën e radhës. Doni vërtet të jeni të besueshëm për shqiptarët? S’ka nevojë të inskenoni skena “grushti”!

Me qetësi, dilni në foltoren e Parlamentit dhe tregoni gjithçka dini për njeri-tjetrin, çkodoni fjalimet me iniciale me të cilat shantazhoni njeri-tjetrin, nxirrni videot qe keni thënë që posedoni, të kuqe, blu apo lejla, dhe ja ku u zgjidh gjithçka. Shqiptarët njihen me të vërtetat e mëdha, ajo salle shpëton njëherë e mirë nga skena qe nuk i kane hije asnjërit, dhe e ardhmja është më e qartë për çdo shqiptar dhe çdo votues.

Ndryshe me skena të tilla i shërbeni njeri-tjetrit, dhe asgjë më shume. Shqiptarët nuk mund të ndjekin me modele dhune.