MENU
klinika

Kaosi në Parlament dhe përplasja fizike mes deputetëve

Grupi i PS-së kërkon dënimin e 7 ligjvënës të opozitës

31.10.2023 - 14:53

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar nga Kuvendi dënimin e 7 deputetëve të opozitës pas kaosit në Kuvend gjatë seancës parlamentare të së hënës (30 Tetor) dhe përplasja fizike mes deputetëve.

Grupi i PS-së kërkoi marrjen e masës disiplinore për ligjvënësit demokratë: Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Saimir Korreshi dhe Lefter Geshtenja.

Në shkresën drejtuar kryeparlamentares, shprehen se “Të gjendur përballë një situate të paprecedentë të zhvillimit të seancës plenare të datës 30.10.2023, ku deputetët e opozitës në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bllokuan foltoren e Kuvendit, hoqën kartat nga pajisjet elektronike të deputetëve të Grupit Parlamentar të PS të cilët ishin të regjistruar për të diskutuar mbi çështjet e evidentuara nga zgjedhësit. Situata arriti deri në përplasje fizike midis deputetit Vullnet Sinaj dhe deputetit Bledion Nallbati.”

Deputeti Gazmend Bardhi përveç veprimeve të mësipërme tentoi të godiste Kryetaren e Kuvendit me shishen ujit e cila ishte në foltore. Gjithashtu deputeti Bardhi gjatë kohës që deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu u ngrit për të mbajtur fjalën e saj, ai i hoqi kartën nga pajisja elektronike duke i hequr kështu të drejtën për të folur.

Kërkesa:

Deputetët Flamur Noka, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Albana Vokshi penguan zhvillimin normal të seancës plenare që në nisje të saj duke zaptuar foltoren, si dhe duke mos lejuar diskutantët e regjistruar të mbanin fjalën e tyre.

Deputeti Flamur Noka nuk lejoi asnjë deputet të regjistruar të mbante fjalën duke i’u afruar e penguar gjatë diskutimit. Gjithashtu deputeti Noka i hoqi kartën nga pajisja deputetit Ismet Beqiraj duke mos e lejuar që të përfundonte fjalën.

Deputeti Gazmend Bardhi përveç veprimeve të mësipërme tentoi të godiste Kryetaren e Kuvendit me shishen ujit e cila ishte në foltore. Gjithashtu deputeti Bardhi gjatë kohës që deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu u ngrit për të mbajtur fjalën e saj, ai i hoqi kartën nga pajisja elektronike duke i hequr kështu të drejtën për të folur.

Deputeti Edi Paloka pengoi deputetët e Partisë Socialiste të mbanin fjalën e tyre, u bë pjesë e konfliktit mes deputetëve Nallbati dhe Sinaj duke debatuar, si dhe gjatë kohës që deputeti Bujar Çela po fliste i hoqi kartën nga pajisja elektronike duke i hequr të drejtën e fjalës.

Deputetja Albana Vokshi pengoi gjatë gjithë kohës zhvillimin normal të seancës plenare, si dhe gjatë kohës që deputeti Fadil Nasufi mori fjalën i hoqi kartën nga pajisja elektronike duke mos e lejuar të fliste.

Deputetet Saimir Korreshi dhe Lefter Geshtenja penguan zhvillimin normal të seancës duke bllokuar foltoren.

Sa më sipër, bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 te Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 3, gërma dh) dhe ë), nenin 8, pika 2 gërma b) dhe nenin 33 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:

– Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Saimir Korreshi dhe Lefter Geshtenja.

– Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat. Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masësdisiplinore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga tonet e ashpra, te përplasjet fizike mes deputetëve të opozitës dhe PS

Opozita bllokoi seancën! Ç’ndodhi në Kuvend


Paralajmërime për kaos në rrugë, mbyllen mbi 200 shkolla

Moti i keq me dëborë “gjunjëzon” Britaninë!

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Tiranë

Prindërit e nxënësve njoftojnë protestë

Nga Lutfi Dervishi

Dhuna nis në çerdhe…

14-vjeçari u vra me thikë nga bashkëmoshatari

Demonstruesit mbajnë një minutë heshtje në respekt të Martin Canit