MENU
klinika

Terrori

Hamasi merr peng civilë, ushtarë e zyrtarë: Kërkon t’i shkëmbejë me të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite

07.10.2023 - 21:40

Dhjetra izraelitë janë tashmë në duart e Hamas, bëri të ditiru Abu Obeida, zëdhënësi Organizatës duke pretenduar se pengjet janë në “vende të sigurta” dhe në tunele nën kontrollin palestinez.

Ndërkohë kreu i Hamas, Saleh Al-Arouri it ha Al Jazeera se kishin marrë peng një numër të madh pengjesh mes tyre edhe zyrtarë të lartë.

Sipas al-Arouri, Hamasi ka mjaft të burgosur izraelitë që do të detyrojë Izraelin të lirojë të gjithë të burgosurit palestinezë në burgjet e tij. “Ne arritëm të vrasim dhe kapim shumë ushtarë izraelitë. Luftimet janë ende në vazhdim. Dhe të burgosurve tanë u them se liria juaj është afër. Ajo që kemi në duart tona do t’ju çlirojë. Sa më gjatë të vazhdojnë luftimet, aq më i madh është numri i të burgosurve.”, tha zyrtari i Hamasit

Marrja e pengjeve konfirmohet edhe nga Tel Aviv. Sipas Izraelit janë marrë peng edhe qytetarë izraelitë në Rripin e Gazës dhe në në Beeri dhe Ofakim, qytete në jug të Izraelit rreth njëzet kilometra larg kufirit me rajonin palestinez. Fotografitë e publikuara nga agjencia amerikane e lajmeve Associated Press tregojnë se tre civilë izraelitë, dy prej tyre gra, janë transferuar në Gaza.

Një udhëheqës i lartë i Hamasit, Saleh al-Arouri, i tha transmetuesit arab Al Jazeera se pengjet mund të përdoren për shkëmbimin e të burgosurve: Qëllimi do të ishte lirimi i palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.