MENU
klinika

Çfarë po ndodh me udhëtarët në rrugët e hekurta

Hekurudhat drejt kolapsit!

13.10.2023 - 17:26

Numri i personave që udhëton me tren në një vit ka shkuar në 10 mijë individë. INSTAT raporton se përmes hekurudhave kanë lëvizur edhe më pak mallra duke treguar kështu kolapsin e këtij sistemi. Nga ana tjetër rritja ka si në transportin rrugor, detar apo ajror.

Sistemi hekurudhor në shqipëri po shkon drejt degradimit në çdo vit. Sipas të dhënave të INSTAT në shfrytëzim janë 204.4 kilometër që i përkasin linjave Durrës – Elbasan me 76,1 km, Kufi – Gjorm 92,8 km dhe Fier – Vlorë 35,3 km.

Transporti hekurudhor I mallrave rezultoi 20 milionë tone që i përket një rënie prej 20.4% numri i pasagjerëve ka rënë në 10.604 individë duke u përgjysmuar krahasuar me periudhën paraardhëse.

E kundërta ka ndodhur me transportin rrugor që ka shënuar një rritje me 7.5%. numri I automjeteve qe qarkullojnë ka shkuar në rreth 800 mijë dhe gjysma e tyre janë të një prodhimi prej 11 deri 20 vite më parë

”Mercdes Bnez” , Volkswagen dhe Ford mbesin market më të preferuara.

Edhe linjat ajrore kanë shënuar rritje ashtu si dhe në anije. nëpër porteve detare rezulton te kenë lëvizur 1.367.008 persona në vitin 2022 dhe 5.238.302 pasagjerë kanë lëvizur përmes fluturimeve.