MENU
klinika

Ja ku do të zhvendosen

Heq dorë nga aktrimi, Tolgahan dhe Almeda braktisin Turqinë

12.10.2023 - 15:51

Bukuroshja shqiptare Almeda dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayışman kanë vendosur të zhvendosen në Tiranë së bashku me dy fëmijët e tyre. Aktori së fundmi, gjatë një vizite në vendlindjen e tij në Turqi, ka treguar se tashmë do ta shohim si producent. Ai është shprehur se ditët e gjata dhe të vështira në xhirime e bënë të atë merrte këtë vendim.

Ky ndryshim i lejon të kalojë më shumë kohë me familjen dhe i ka dhënë qetësinë shpirtërore që kishte dëshiruar në muajt e fundit.

“Nëse punon në televizion, një pjesë shumë të rëndësishme të jetës tënde e kalon në xhirime. Për këtë arsye kam hyrë në produksion. Ka pasur raste që kam qenë shumë i stresuar, por kjo nuk duhet të perceptohet si mosmirënjohje apo ankim”, u shpreh Tolgahan Sayışman.

Ky vendim i çiftit për t’u larguar nga Turqia erdhi pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş më 6 shkurt, sipas Cnn Turk. Megjithatë, aktori tha për gazetarët, se ai do ta vizitojë shpesh Turqinë.

“Në Shqipëri do të jem gjashtë muaj të vitit dhe në vendin tim gjysmën tjetër. Tashmë është më afër se Antalia me avion. Do të më shihni shpesh sikur të mos kisha lëvizur kurrë. Nuk e kam mbyllur ende shtëpinë tonë në Stamboll. Ne do të jetojmë edhe në vendin tonë. Tani kam shtëpi në dy vende”.