MENU
klinika

Shkodër

I dënuar për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 32-vjeçari

24.10.2023 - 10:54

Një 32-vjeçar, i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është vënë në pranga në Shkodër.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin J. M., 32 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 7 muaj e 28 ditë.