MENU
klinika

"Bëni detyrat e shtëpisë!"

Integrim brenda 2030? Scholz dhe Von der Leyen të prerë: Vetëm reformat sjellin anëtarësim në BE

16.10.2023 - 20:01

Të dy liderët e BE u shprehën se janë reformat ato që mund të sjellin anëtarësim dhe asgjë tjetër…

Pas shumë diskutimesh, këtë mbrëmje është mbyllur Samiti i Berlinit i mbajtur në Tiranë. Kryeministri Rama doli në një konferencë shtypi me kancelarin gjerman Scholz dhe shefen e KE, Ursula Von Der Leyen.

Dy liderët e BE ishin të prerë në qëndrimet e tyre sa i takon deklaratës së Charles Michel se Ballkani brenda viti 2030 duhet të jetë në BE. Të dy u shprehën se janë reformat ato që mund të sjellin anëtarësim dhe asgjë tjetër. Sipas tyre, reformat janë të ndryshme për secilin shtet.

“Janë reformat e kornizave që janë ndërtuar në bazë të shteteve, reformat kushtetues dhe integruese që do të merren parasysh. Duhet shumë punë për ti realizuar ato. Këto janë të bazuara te kriteri i bashkëpunimit që është shumë i rëndësishëm.

Unë jam i bindur që është gabim që pasi u takuam në Selanik 20 vite më parë Ballkani Perëndimor nuk është anëtarësuar në bashkimin evropian. Duhet të ishte bërë tashmë anëtarësimi vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe jemi shumë të angazhuar për të bërë të mundur anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. E gjitha është e bazuar në meritë. Duhet të bëjnë hapat e nevojshme. Këndvështrimi im është se duhet të bëhet sa më shpejt ët jetë e mundur anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nëse ju jep një ëndërr Euopaine duhet të punojnë shumë që të arrihet ky objektiv”, tha kancelari gjerman.

Në të njëjtën linjë ishte dhe Von Der Leyen. Ajo u shpreh se të gjitha vendet që synojnë anëtarësim duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë.

“Sa i përket vitit 2030, nuk mund të ketë një datë të saktë, të prerë, pavarësisht reformimit apo jo. Kjo nuk do të jetë asnjëherë e pranueshme për vendet anëtare, por ju duhet të prisni deri në një datë të caktuar. 2030 do të thotë mandati tjetër jo pranimi, metodologjia e përbashkët që kemi pranuar me Këshillin Evropian, është një proces me meritë dhe është më përfituese për vendet gjithashtu, sepse janë përpjekjet dhe sukseset e tyre që i çojnë përpara dhe gjithashtu për t’i shtyrë për të marrë hapat e nevojshme. Është e bazuar në meritë. Nëse merrni përsipër reformën, do merrni financime dhe fonde. Është një proces tepër i saktësuar dhe kjo është metodologjia që kemi pranuar”, theksoi ajo.

Shefja e KE tha se njerëzit e Ballkanit Perëndimor duhet të hapen me njëri tjetrin dhe nëse doni akses me Bashkimin Europian duhet të jeni në të njëjtin nivel.