MENU
klinika

Rregullat e reja të BE, jashtë përdorimit racionet e vogla!

Jo më sheqer në paketim të vogël dhe sallatë në kuti plastike

30.10.2023 - 11:54

Sheqeri në paketim të vogël nëpër kafene, sallata në kuti për një racion, apo salca që shoqëron ushqimet e porositura. Por dhe shampot në shishe të vogla që gjenden në hotele mund të zhduken nga përditshmëria jonë brenda 31 dhjetorit 2027. Dhe ata që kanë zakon të marrin me vete pijet dhe ushqimet do të duhet të mësohen me shishe dhe tasa që lahen dhe përdoren vazhdimisht.

Konsumi i ushqimit dhe pijeve në hotele, restorante dhe shërbime katering do të shërbehet gjithmonë në enë tavoline të ripërdorshme. Këto janë disa nga pasojat në jetën e konsumatorëve nëse rregullorja e re europiane e paketimit hyn në fuqi pas publikimit nga Komisioni i Mjedisit i Parlamentit Europian.

Ndërkohë që legjislacioni do të diskutohet gjatë seancave plenare të parlamentit midis 20 dhe 23 nëntorit dhe gara për ndryshime ka nisur tashmë, pikat më të kundërshtuara janë ndalimi i përdorimit të enëve një përdorimëshe – neni 22 dhe objektivat e ripërdorimit – neni 26.

Do të ndalohet ambalazhimi një përdorimësh për erëza, konserva, salca, kremra kafeje dhe sheqer në sektorët e hoteleve, restoranteve dhe hotelierisë. Ndalohet gjithashtu ambalazhimi plastik një përdorimësh për fruta dhe perime të freskëta për më pak se 1.5 kg.

Nuk do të ketë më paketim njëpërdorimësh të përdorur në hotele për produkte kozmetike dhe higjenike me më pak se 50 ml për produkte të lëngshme dhe më pak se 100 g për produkte jo të lëngshme: shishe shampo, shishe locioni për duar dhe trup, qese të vogla për sapun. Ndalohen gjithashtu paketimet e disponueshme për ushqimet dhe pijet e mbushura dhe të destinuara për konsum në sektorin e hotelerisë, restorantit dhe hotelierisë.