MENU
klinika

Disa gjëra që duhet t'i dini

Keni frikë të shkoni te dentisti? 2 dëmet serioze që po i bëni vetes

24.10.2023 - 08:12

Shëndeti i dhëmbëve luan një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien e nënës dhe fetusit gjatë shtatzënisë, por pavarësisht se ky është një fakt i njohur shkencërisht, shumë gra në pritje të ëmbël hezitojnë të shkojnë te dentisti pasi mendojnë se mund të jetë e dëmshme. Të vjellat, çrregullimet hormonale dhe rritja e konsumit të karbohidrateve mund të dëmtojë gingivat dhe dhëmbët te disa nëna duke shkaktuar hemorragji gjatë larjes së tyre ose karies.

Në disa raste këto dëmtime mund të kenë efekt negative edhe mbi vetë fetusin. Infeksionet e rënda të dhëmbëve ose gingivave mund të rrisin rrezikun për lindje premature (të parakohshme) ose trombozë. Vizitat te dentist janë shumë të rëndësishmë në mbajtjen e një shëndeti oral optimal për të minimizuar rreziqet e mësipërme.

Më poshtë gjeni 3 pyetjet më të shpeshta që u bëhen mjekëve gjinekologë dhe atyre stomatologë lidhur me këtë temë.

1.A është e dëmshme gjatë shtatzënisë anestezia e përdorur nga dentisti?

Pavarësisht legjendave, studimet tregojnë të kundërtën. Anestezia lokale është plotësisht e sigurt gjatë shtatzënisë gjatë procedurave dentare.

2.A mund të mbush një dhëmb, dhëmballë ndërkohë që jam shtatzënë?

Mbushja e dhëmbëve ose dhëmballave me karies të avancuar mund të bëhet në çdolloj muaji të shtatzënisë, kurse procedura si pastrimi i gurëzave ose pllakëzave këshillohet të bëhet gjatë tremujorit të parë dhe atij të dytë. Sakaq zbardhimi i dhëmbëve këshillohet të bëhet pas lindjes.

3.A mund të bëj grafi dhëmbësh gjatë shtatzënisë?

Përkundër frikës që ekziston, radiografia orale është shumë e sigurt si për nënën ashtu edhe për bebin pasi ka doza shumë të vogla rrezatimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Grryerje, gjilpëra dhe dhimbje!

Përballja me ankthin kur shkoni tek dentisti