MENU
klinika

Emrat që përfliten

KLP zgjedh sot tre anëtarët e rinj, mblidhet asambleja e prokurorëve

13.10.2023 - 09:51

Asambleja e përgjithshme e prokurorëve do të mblidhet ditën e sotme për të zgjedhur 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Zgjedhjet vijnë pas mbarimit të mandatit të Bujar Sheshit, Esmeralda Keshit dhe Eloida Goxhit.

Vendet vakante për tre anëtarët e rinj janë Afërdita Ndoi dhe Moisi Duda. Ndërsa për shkallet e para janë Edina Kurti, Durrës; Edlira Bako, Elbasan; Elsa Miha, Tiranë; Olger Minaj Korçë; Vatë Staka, Shkodër.