MENU
klinika

Bitcoin i rikthehet humbjeve

Konflikti në Lindjen e Mesme prek edhe kriptomonedhat

09.10.2023 - 19:48

Bitcoin (BTC) dhe ethereum (ETH) po qëndrojnë në rënie gjatë sesionit të sotëm, për shkak të rënies së tregun të aksioneve dhe rritjes së çmimeve të naftës, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, sipas analistëve tregu po shfaq shenja të elasticitetit përballë këtyre ngjarjeve. Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në ditën e tretë të hënën. Frika e përhapjes së konfliktit në shtetet fqinje, si Irani, është shqetësimi kryesor i investitorëve.

Analistët mendojnë se Bitcoin mund të jetë në rrezik në terma afatshkurtër, pas rritjes që ka pasur në sesionet e fundit. “Bitcoin ka dështuar të ngjitet mbi nivelin mesatar 200-ditor dhe në kohët e fundit ka pasur një performancë më të dobët, krahasuar me tregun e aksioneve. Për këtë arsye, në terma afatshkurtër bitcoin ka më shumë mundësi të bjerë se sa të rritet. Javën e kaluar, Ethereum dhe bitcoin prekën nivelin më të lartë në 1 muaj.

Edhe volumet tregtare kanë qenë të ulëta në sesionin e sotëm. Në platformat europiane kanë qarkulluar rreth 2 milionë dollarë. Në terma afatgjatë, bitcoin mund të rritet edhe për një tjetër arsye; mund të jetë një alternativë e mirë për tu mbrojtur ndaj inflacionit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Parajsë e sigurt' në periudha trazirash

Konflikti në Lindjen e Mesme mbështet dollarin