Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Selena Gomez kanë prishur marrëdhëniet me njëra-tjetrën.
Publiku aludoi për krisjen e shoqërisës së tyre pasi Gomez e hoqi atë nga Instagrami.
Mirëpo së fundmi Selena vendosi që të tregojë çdo gjë në lidhje me këtë çështje teksa u shfaq në kopertinën e “Fast Company”.
31-vjeçarja u shpreh se Dua dhe ajo kanë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, ndërsa tregoi se e ka hequr nga Instagrami pa dashje.
“Ndodhi aksidentalisht. Po hiqja disa njerëz nga Instagrami im. Pastaj dikush më thirri dhe më tha: ‘Çfarë ndodhi me Dua-n’?”- tha Selena.
Kujtojmë që disa ditë pasi në rrjet qarkulloi lajmi se vajzat kanë krisyur marrëdhëniet, aktorja e mbështeti publikisht Duan teksa postoi në Instagram një foto dhe krahs saj shkrunte: “Një moment i vogël Versace/Dua”.