MENU
klinika

Kundër projektit ‘Thumanë-Kashar’

Banorët e Bërxullës dalin në protestë, iu bashkohen fëmijët

10.10.2023 - 09:43

Banorët e Bërxullës po protestojnë ditën e sotme në shenjë kundërshtie për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. Këtë radhë, banorët kanë marrë në tubim edhe fëmijët e tyre, ndërkohë që këta të fundit kanë bojkotuar sot shkollën.

Këta të fundit me pankarta në dorë me mbishkrime ‘Po na vrisni të ardhmen’, ‘Prona është pasuria jonë’, etj,. kanë bllokuar rrugën.

‘Po na vrisni të ardhmen’/ Kundër projektit

Në vendngjarje ka prani të madhe të forcave policore.