MENU
klinika

"Ka shumë gjynahe mbi shpinë"

Kur do shkojë SPAK te të paprekshmit? Braho: Berisha i rrezikuari kryesor

05.10.2023 - 16:02

Ish deputeti i PS-së dhe i LSI-së Spartak Braho është i bindur se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe abuzuar do të dalin para drejtësisë.

Në një intervistë ai u ndal te Gërdeci. Braho tha se ndër më të rrezikuarit është Sali Berisha, pasi ka shumë mëkate mbi shpinë.

“Mos kini merak të gjithë do të shkojnë në gjyq. Berisha ka gjynahe jo vetëm për Gërdecin. Ka gjynahe të thella që lidhen me ngjarje të rëndësishme të 1992, 1996, 1997 grushtit shtetit.  Janë një kategori e veçantë e personave që kanë drejtuar këtë vend dhe e kanë mbushur kupën me kohë. Duhet të jeni optimistë dhe opinioni ta kuptojë se të tërë do të kalojnë tek guri me vrimë. Të tërë do të përgjigjen për shkeljen e ligjit”, tha Braho për Report Tv.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Tek ‘guri me vrime’ do kalojnë të gjithë të korruptuarit!”

Spartak Braho: SPAK-u vonon, por nuk harron jo vetëm për Saliun!

Si u hermetizua ceremonia e ditëlindjes së PS-së

Prapaskenat/ Çfarë nuk u pa në festën gjysmë private të socialistëve