MENU
klinika

"Sulmi në Banjskë, akt agresioni nga Serbia!"

Kurti: Dialogu s’mund të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë

13.10.2023 - 12:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.

Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, ku gjatë takimit kanë diskutuar për agresionin e 24 shtatorit të Serbisë në Bansjkë të Zveçanit. Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Mbi të gjitha dëshiroj të falenderoj ata për mbështetjen e fortë ndaj Kosovës, veçanërisht pas sulmit të 24 shtatorit. Siguria në Kosovë ishte pika kryesore e temës sonë dhe ua prezantova senatorëve të dhënat e freskëta pas sulmit të 24 shtatorit. Përfshirja e Serbisë ka ndodhur të paktën në katër shtresa për mbështetjen e sulmeve terroriste në Banjskë. Kemi dëshmi se sulmi ka qenë pjesë e një plani më të gjerë për aneksimin e veriut të Kosovës përmes sulmeve të koordinuara, përmes një themelimi të një korridori për furnizim të armëve në veriun e Kosovës”, tha Kurti.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!