MENU
klinika

"Kishte qëllim pushtimin e veriut"

Kurti në Britani: Serbia tentoi të kopjojë skenarin rus në Donbas

10.10.2023 - 11:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe. Gjatë fjalës së tij në konferencë, Kurti tha se Serbia, si një aleate e Rusisë, tentoi që të kopjojë skenarin e Donbasit me qëllim të pushtimit e veriut të Kosovës.

“Serbia, si një aleate e Rusisë, tentoi që të kopjojë skenarin e Donbasit me qëllim të pushtimit të veriut. Rritja e pranisë ushtarake serbe në kufirin me Republikën e Kosovës u përshkrua si e paprecedentë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, kurse pamjet e sekuestruara nga dronët që ishin në posedim të grupit terrorist zbuluan se trupat paramilitare ishin trajnuar në bazat zyrtare të ushtrisë serbe, duke dëshmuar kështu në mënyrë të pakundërshtueshme përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë në planifikim të sulmit që u krye dy javë më parë në Banjskë, me 24 shtator”, është shprehur Kurti.

Kurti theksoi se e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës, sikurse as paqja dhe siguria e Evropës nuk mund të mbahen peng nga Serbia, dhe se perspektiva për paqe, drejtësi, dhe prosperitet varet nga ajo çfarë Kosova zgjedh të bëjë.

“Ndikimi i Partisë Laburiste në fatin e Kosovës ka qenë i rëndësishëm dhe i madh”, deklaroi kryeministri, ku kujtoi edhe prej momenteve më të rëndësishme në historinë e Kosovës. Ai kujtoi vitet 1999 dhe 2008, çlirimi dhe pavarësia, gjatë të cilave, Partia Laburiste ishte në pushtet në Mbretërinë e Bashkuar.

“Në vitin 1999, nën udhëheqjen e Tony Blair, Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e intervenimit ushtarak të NATO-s, për të ndaluar vazhdimin e fushatës gjenocidale nga forcat serbe… pastaj në shkurt të vitin 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Mbretëria e Bashkuar, me Gordon Broën si kryeministër, ishte një nga vendet e para që njohën shtetësinë e Kosovës”, deklaroi kryeministri Kurti ndër të tjera në fjalën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nënkryetari i tyre i dyshuar si pjesë e sulmeve në Veri

Lista Serbe: Pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion?

Kishte marrë një predhë në kraharor

Albin Kurti tregon si është gjendja e policit të plagosur

"Nuk përjashtohet një sulm i ri!"

Kurti: Pa sanksione, nuk ka marrëveshje me Serbinë

Kuvendi mban një minutë heshtje

Kurti: Serbia mund ta përsërisë krimin