MENU
klinika

“Të ekstradohet në Kosovë”

Kurti për SkyNews: Radoiçiç si “Prigozhini i vogël”

07.10.2023 - 12:25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për median britanike SkyNews, shprehet i bindur se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë nuk ka ndodhur pa dijeninë e presidentit serb. Kurti ka thënë se duke e njohur qëllimin e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, është mirë që vendi të përgatitet për tentativa të tilla si në Banjskë.

Sa i përket lidhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç me Milan Radoiçiçin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur, Kurti e ka krahasuar me atë të presidentit rus me ish-shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin. Kurti tha se ajo çfarë kërkon Kosova është që Radoiçiç të sillet në Kosovë për t’i bërë gjyqin

“Milan Radoiçiç, Prigozhini i vogël, sepse Putini i vogël në Beograd, Vuçiçi, ka Prigozhinin e tij të vogël në malet që e rrethojnë Kosovën të quajtur Milan Radoiçiç. Ai e pranoi se ai e organizoi këtë sulm terrorist. Kjo është çfarë kërkojmë, dhe kjo është në atë çfarë partnerët duhet të na ndihmojnë të arrijmë. Presioni ndërkombëtar bëri që Serbia ta arrestojë. Ai duhet të ekstradohet në Kosovë”, ka thënë ai në intervistën në SkyNews.

Më tej Kryeministri i Kosovës nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë agresione të ardhshme të Serbisë. Kurti tha se Kosova duhet të jetë e përgatitur në mënyrë që agresionet e Serbisë të dështojnë përsëri.

“Ata donin të fillonin një luftë të re sepse donin të destabilizonin Kosovën. Ky akt agresioni paraqet cenim të integritetit tonë territorial, sovranitetit shtetëror dhe sigurisë kombëtare. Ata u përpoqën të destabilizojnë vendin tonë dhe dështuan, a do të provojnë përsëri? Nuk mund të them me siguri, por qëllimet e tyre politike dhe mosnjohja e tyre e vendit tonë dhe mospërballja e tyre me krimet e kryera në të kaluarën nuk po ndryshojnë, kështu që mendoj se ne më mirë është të jemi të përgatitur për përpjekje të ngjashme në të ardhmen, të cilat duhet të tregojmë se do të dështojnë përsëri.”-tha Kurti.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!