MENU
klinika

“Përpjekje për të krijuar botën ruse në Ballkan”

Kurti: Radoiç dhe Vuçiç, si Pablo Escobar me Presidentin e Kolumbisë

09.10.2023 - 11:32

Albin Kurti Kryeministri i Kosovës në një intervistë për “Probjeda” të Malit të Zi ka folur rreth gjendjes midis Kosovës dhe Serbisë. Kurti ka komentuar deklaratat e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke thënë se përpjekja e tij është për të krijuar botën ruse në Ballkan.

Nga ana tjetër Kurti e ka quajtur rastin e Radoiç si marrëveshja e Pablo Escobar me Presidentin e Kolumbisë.

“Nëse nuk dënohet, Serbia do ta përsërisë krimin.Serbia dëshiron statusin e “Rusisë së vogël” në Ballkan, ku entiteti i RS në Bosnje dhe Hercegovinë do të bëhet “Bjellorusia e vogël”.Në vitet 1990, Vuçiq mbrojti idenë e një “Serbie të madhe”, të cilën ai tani, duke ndjekur shembullin e “botës ruse”, e quan “bota serbe”. Sot Serbia përsëri ëndërron për një Serbi të madhe.”-thotë Kurti.

Pjesë nga fjala kur komentoi marrëveshjen midis Radoiç dhe Vuçiç, ku i krahasoi lidhjen e tyre si marrëveshja e Pablo Escobarit me Presidentin e Kolumbisë.

“Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiqit të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë: Escobar, domethënë, do të pranonte të shkonte në burg me kusht që të strehohej në burgun e tij, të ndërtuar në mënyrë të pavarur, në të cilin do të kontrollonte komandantët. Marrëdhënia mes Vuçiqit dhe Radoiçiqit nuk është origjinale, e kemi parë tashmë shumë herë. Putini i vogël në Beograd duhet të ketë Prigozhinin e tij të vogël në Kopaonik. Ose, nëse kthehemi pak më tej në të kaluarën, del një paralele: Slobodani i ri në Beograd ka Arkanin e tij të ri në Kosovë.”-deklaroi ai.