MENU
klinika

Mbledh qeverinë

Kurti-serbëve në Veri: Jini të vetëpërmbajtur

12.10.2023 - 15:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur sërish për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Kurti u shpreh se më 24 shtator Beogradi zyrtar e militar dështoi.

“Institucionet tona të sigurisë dhe inteligjencës së fundmi kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimeve të sulmeve të dhunshme nga grupe të strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë. Qëllimi i tyre kryesor është fajësimi i Policisë së Kosovës dhe paraqitja e saj si forcë shtypëse mbi serbët e Kosovës”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se për të arritur këtë ata nuk kanë vënë çmim tavan, nuk do të zgjedhin mjet.

“Fatkeqësisht mbështetja që grupi terrorist ka marrë nga Serbia na njërën anë duke i trajtuar ata si heronj dhe martirë dhe në anën tjetër duke intensifikuar aktivitete e ushtrisë përgjatë kufirit me republikën tonë, vetëm sa i ka inkurajuar ata. Keqpërdorën manastirin e Banjskës me synimin që ti japin ngjyrim fetar, nuk arritën”, tha Kurti.

Ai shtoi se formacionet kriminale të sponsorizuara nga fqinji ynë verior në skenarët e tyre destablizues ka të ngjarë që dallimet etnike synojnë t’i keqpërdorin për qëllime politike.

Kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve të komunitetit serb që të jenë të vëmendshëm dhe të vetëpërmbajtur, duke u kërkuar që të mos bien pre e dezinformatave.

“Ju bëjë thirrje qytetarëve serbë që ditëve, javëve dhe muajve në vijim të jeni të vëmendshëm dhe të vetëpërmbajtur nga tytjet dhe aktet e dhunës të inskenuara e dashakeqe. Në Kosovë të gjithë jemi qytetarë të barabartë, nuk ka komunitete të pa dëshiruara”, tha Kurti.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!