MENU
klinika

I përfshirë në vrasjen e Fridman Xhaferajt

Kush është “Gjyshka” i Shkodrës i dënuar me 8 vite burg

02.10.2023 - 12:03

Është publikuar fotoja e Idriz Manej, shkodranit që njihet me nofkën “Gjyshka”, i cili është përfshirë në vrasjen e Fridman Xhaferaj në 2 qershor 2021.

Dëshmia e Tafanit, policia ngarkon komisariatin e Lushnjës për të vënë në mbrojtje ish-prokuroren Selimi

Ja kush është “Gjyshka” i Shkodrës i dënuar me 8

Ky që shihni në foto është Idriz Manej.

Fillimisht “Gjyshka” u arrestua në muajin Nëntor 2021 nga policia e Korçës, gjatë operacionit të koduar “Ristart”, pasi së bashku me Ligor Romaçkën, Joni Moskun dhe një person tjetër, tentuar të trafikonin 114 kg drogë përmes pikës kufitare të Goricës në Maqedoninë e Veriut.

Për këtë episode trafikimi, Idriz Manej është deklaruar fajtor dhe dënuar me 8 vite burgim.

Ndërsa teksa ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës, “Gjyshka” është arrestuar për herë të dytë, këtë radhë nga prokuroria e Elbasanit, e cila e akuzon se ka marrë pjesë në vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë.

Sipas rrëfimit të bashkëpunëtorit të prokurorisë së Elbasanit, Artan Tafani, Idriz Manej ka qenë pjesë e grupit të përbërë nga Laert Haxhiu, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka, Mariglen Topuzi dhe Bledar Berberit.

Pikërisht këto emra së bashku me të penduarin Tafani, kanë vrarë me armë zjari dhe më pas hedhur në ujërat e rezervuarit të Gjançit në Korçë, Fridman Xhaferaj.

Për këtë krim ditën e djeshme gjykata e Elbasanit caktoi masën e “arrestit në burg” për 58-vjeçarin Idriz Manej.

Ndërsa çështja kundër tij dhe 14 personave të tjerë pritet ti kalojë për koopetencë prokurorisë së posaçme SPAK, e cila do kryejë hetime më te thelluara ndaj këtij grupi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I penduari: Na u lut të mos e vrisnim

Si Laert Haxhiu ekzekutoi kushëririn e tij