Në përgjimet e kryera nga organizata partnere është zbardhur roli që Dritan Metaj kishte në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe.
Edhe pse ishte numri 1 i komisaritit të Laçit dhe do të duhej të jepte urdhëra për ndalimin e të inkriminuarve, vetë Metaj rezulton të kishte rolin e transportuesit personal të atij që cilësohet si baron i drogës në këtë grup kriminaL, Gëzim Çelaj.
Eksperti Ervin Karamuço tha se ata mësuan linjat, i korruptuan, dhanë para, dhe vetëm 4-5 veta nga ata kanë qenë në hetim.
“Disa madje janë ngritur dhe në gradë. AMP ka bërë punë gjatë kësaj kohe, por nuk ka prekur nivele të larta të policisë së shtetit, është marrë me nivelin zbatues të policisë. Vetëm SPAK është marrë me nivele të larta. Dhe ne e kemi të pavarur SPAK nga policia.
Por çfarë ishin këta 3 personat? Njëri ishte fantazma e Mesdheut, kështu i thonë. As fotografi nuk i gjejnë. Merret me linja nga Afrika e Veriut, në Marok, në Turqi e Itali, ai është më i shpejti e më i pakapshmi. Madje që nga koha kur Luan Rama ka qenë ministër i Brendshëm,” tha Karamuço në Top Story.