MENU
klinika

I kundërpërgjigjet Kurtit

Lajçak: Kur s’ju pëlqen lajmi provoni ta sulmoni lajmëtarin

06.10.2023 - 16:04

Miroslav Lajçak i është përgjigjur akuzave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili theksoi se ai është pozicionuar kundër Kosovës në dialogun me Serbinë. Lajçak duke folur në një panel që i dedikohet të ardhmes së Ballkanit Perëndimor, është pyetur për këto akuza për të cilat tha: E dini, kur s’ju pëlqen lajmi provoni ta sulmoni lajmëtarin. Kështu funksionon.

Po ashtu Lajçak u shpreh se dialogu nuk ka alternativë dhe se palët duhet të rikthehen sërish në tavolinën e bisedimeve.

“Dialogu ka qenë këtu prej 2011-s, ka pasur qeveri të ndryshme në Serbi e Kosovës, përfaqësues të ndryshëm nga BE-ja, dhe dialogu është vendi i vetëm sepse fakti është i thjeshtë: s’ka të ardhme evropiane pa normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Lajçak.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hovenier: Aktorët të pranojnë procesin…

SHBA në mbrojtje të BE pas ‘akuzave’ të Kurtit

"Nëse nuk shtensionohet situata, mund të kemi viktima"

Escobar: ‘Përplasja’ Serbi-Kosovë mund të shndërrohet në konflikt rajonal!