MENU
klinika

"Duhet të marrim masa!"

Lezha e rrezikuar nga përmbytjet, parashikohet dimër i vështirë

26.10.2023 - 12:33

Reshjet e shiut kanë nisur duke krijuar dhe problematika një ditë më parë, referuar parashikimeve Qarku i Lezhës pritet të përballet me një dimër të vështire.

Paralajmërimi ka ardhur nga prefekti Gjergj Prendi, gjatë takimit të Komisionit të Mbrojtjes Civile në rang qarku, për planifikimin dhe përballimin të situatave që mund të krijohen gjatë stinës së dimrit.

Në fjalën e tij para përfaqësuesve të institucioneve vendore, prefekti Prendi ju kërkoi bashkive që të ezaurojnë të gjitha mundësitë e tyre në rastet emergjencash dhe më pas të kërkohet mbështetje e institucioneve qendrore.

“Si për rastet e përmbytjes edhe zjarrvënës, të gjithë aktorët po sidomos nga bashkitë, e kemi theksuar në çdo takim. E ka theksuar edhe drejtoi i Emergjencave, të gjitha bashkitë ju lutem sek e emergjencave civile dhe zjarrfikëset duhet më parë ti prezantojnë kryetarit të bashkisë situatën. Të dalë gjithë personeli i bashkisë në operacion. Të dokumentohet me shkrim e foto që është ezauruar e gjithë mundësia dhe potenciale me personel dhe mjete që ka bashkia dhe atëherë kërkohet ndihma e institucionit të perfektit dhe Agjencisë Kombëtare të mbrojtjes civile”, tha Prendi.

“Argjinaturat e Torovicës, Lumit Mat dhe Ishull Shëngjinit janë në kushtet aspak të mira çka mund të sjellin përmbytje”, tha përgjegjësi i Mbrojtjes Civile Nikoll Tushi.

Referuar dhe eksperiencave të viteve të shkuara Lezhë dhe Kurbini, janë më të rriskuara nga përmbytjet ndaj dhe vëmendja më e madhe e autoriteteve do të jetë e përqendruar në këto bashki për përballimin e çdo situate që mund të krijohet.

Për disa orë të bllokuar tek “Shpella e Pëllumbasit”

Policia shpëtohen 5 turistë britanikë

Përfundon në tetor në të gjithë vendin

Dezinsektimi i mushkonjave nis nga Shkodra

Falsifikuan çeqe me vlerë 1 milionë dollarë

Arrestohen 2 italianë në Han të Hotit