Ndërsa në Tiranë po zhvillohet Samiti i Procesit të Berlinit ku pjesëmarrës janë liderët e BE dhe ata të rajonit, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka shkuar në Pekin ku po zhvillohet forumi i tretë ‘Brez dhe Rrugë’. I pranishëm në këtë forum do të jetë dhe presidenti rus, Vladimir Putin.
Vuçiç, presidenti i vendit të cilit në Tiranë sot përfaqësohet nga kryeministrja Ana Brnabiç, paralajmëroi takime dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme me Kinën, si dhe takime dypalëshe me presidentin kinez Xi Jinping.
Udhëheqësit, përfaqësuesit dhe delegacionet nga më shumë se 140 vende, duke përfshirë Lindjen e Mesme pritet të takohen në kryeqytetin kinez për mbledhjen dy-ditore.
Nisma “Një Brez Një Rrugë”, një projekt që parasheh investime infrastrukturore në vende në zhvillim.