Lufta, çdo luftë në botë, po mendoj edhe për Ukrainën e torturuar, është një disfatë, lufta është gjithmonë një disfatë, është një shkatërrim i vëllazërisë njerëzore, tha sot papa Françesku.
”Vëllezërit ndalojeni! Ndalojeniu!”, ishte apeli i bërë nga papa për luftën në Izrael dhe Palestinë.
“Edhe një herë mendimet e mia kthehen në atë që po ndodh në Izrael dhe Palestinë. Jam shumë i shqetësuar”, tha papa duke folur me besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit.
”I pikëlluar, lutem dhe jam pranë të gjithë atyre që vuajnë, me pengjet, të plagosurit, viktimat dhe familjet e tyre. Mendoj për situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe më vjen keq që ditët e fundit u godit edhe spitali anglikan dhe famullia ortodokse greke”, shtoi ai.
”Përtërij apelin tim që hapësirat të hapen, ndihma humanitare të vazhdojë të arrijë dhe pengjet të lirohen”, shtoi papa.