MENU
klinika

Mijëra protestojnë në rrugët e New York

Lufta në Izrael, ‘Valë’ protestash në Brooklyn kundër bombardimeve në Gaza

29.10.2023 - 14:27

Mijëra protestues pro-palestinezë dolën dje në rrugët e Bruklinit, Nju Jork, SHBA, për të protestuar kundër bombardimeve të Izraelit të Rripit të Gazës.

Brooklyn, lagja më e madhe e Nju Jorkut, ku jetojnë 1.6 deri në 2 milionë hebrenj dhe qindra mijëra myslimanë, është tronditur për tre javë nga demonstratat, mitingjet pro-palestineze ose pro-izraelite.

Një protestë masive kundër luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza u organizua gjithashtu nga një organizatë hebraike e Nju Jorkut të premten në Stacionin Qendror të Manhatanit, ku qindra njerëz u arrestuan nga policia.

Dje, të shtunën, organizatat kishin bërë thirrje për të “përmbytur Bruklinin” me një det njerëzish për të “kërkuar qartë lirimin në e të gjithë palestinezëve” që kanë jetuar “nën okupim për 75 vjet”, tha një nga protestuesit, 21-vjeçari Abdullah Acc.

Nerdin Kiswani, një organizator i demonstratës, vuri në shënjestër “politikanë” amerikanë, qeveria e të cilëve mbështet fuqimisht Izraelin, si “Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams dhe Guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hokul, të cilët kanë premtuar “mbështetje të pakushtëzuar” të shteti hebre.

foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Adams, kryebashkiak i një qyteti me afro 9 milionë banorë, shtëpia e komunitetit më të madh hebre në botë pas Izraelit, ka pohuar vazhdimisht në mitingjet pro-izraelite se “beteja” e Izraelit është gjithashtu beteja e Nju Jorkut.

Por për aktivisten Nerdine Kiswani, zyrtarët e zgjedhur lokale “nuk përfaqësojnë qytetin e Nju Jorkut”, një mozaik i shumë kulturave dhe feve.

Policia nuk dha shifra për numrin e pjesëmarrësve në protesta, por media e Nju Jorkut dhe AFPTV vlerësuan turmën në “mijëra” protestues që mbanin pankarta “Palestine e lirë” dhe “Me çdo mjet të nevojshëm”.

“Ne jemi këtu për të mbështetur vëllezërit tanë palestinezë. Ne jemi një komb, jemi vëllezër, një vend mysliman,” tha 23-vjeçari njujorkez Yones Sahail.

Turma, e cila filloi në Muzeun e Bruklinit, arriti në urën e famshme të Bruklinit, e cila e lidh atë me ishullin Manhattan, ku policia u detyrua të ndalonte trafikun për shkak të turmës.