MENU
klinika

“Sirena” turistike sërish në Durrës!

Mbi 600 turistë mbërritën sot në port

05.10.2023 - 12:12

657 turistë mbërritën mëngjesin e sotëm në Durrës me kroçerën “Sirena”, e ndalur për herë të tretë në Durrës gjatë këtij viti.

Anija turistike vjen në portin e Durrësit pas ndalesës së fundit në Dubrovnik të Kroacisë.

Sipas të dhënave të agjencisë turistike, turistët vijnë nga 22 vende të botës, 422 prej të cilëve i përkasin shtetësisë amerikane. “Sirena” është një ndër anijet turistike që tashmë Shqipërinë e ka pjesë të intinerait të saj të përvitshëm.

Sipas të dhënave nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, anija turistike me gjatësi 180 metra është akostuar në kalatën 5 të portit të Durrësit.

Sipas të njëjtave burime, kroçera “Sirena” që po kryen një tur në disa qytete turistikë të detit Mesdhe.

Gjatë qëndrimit të anijes në Durrës turistët e huaj do të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës dhe Durrësit dhe pas 12 orësh në qytetin antik kroçera do të vijojë lundrimin drejt Crotones (Itali).

Vetëm gjatë këtij viti në ndalesat e saj në Durrës kjo kroçierë ka sjellë më shumë se 2000 turistë me kombësi të ndryshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin