MENU
klinika

Debate të shumta nga opozita

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për një Komision të tretë Hetimor

11.10.2023 - 14:35

Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e tretë të opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit për abuzimet me fondet publike.

Më herët mazhoranca refuzoi edhe dy kërkesa të opozitës për ngritjen e Komisioneve hetimore për rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve nga sistemi TIMS si dhe një tjetër për koncensionin e sterilizimit.

Konferenca e sotme është shoqëruar me debate nga opozita.