Në Granada të Spanjës mbahet sot takimi i tretë i Komunitetit Politik Europian, ku marrin pjesë 47 shtete, nga të cilat 27 anëtarë të BE-së.
Në këtë mbledhje do të jetë e pranishme edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Gjithashtu, në samit merr pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vucic.
Kjo është mbledhja e parë e madhe e BE-së pas sulmit të armatosur nga një grup i organizuar terrorist në veri të Kosovë, në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një efektiv i Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, më 6 Tetor, do të zhvillohet një takim joformal i liderëve të Bashkimit Europian.
Kujtojmë se Spanja, vendi ku mbahet ky takim, është një nga shtetet e BE-së që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës.