MENU
klinika

Kur do të mbahet gjyqi i radhës?

Mbyllet seanca, 11 persona dëshmojnë për tragjedinë e Gërdecit

18.10.2023 - 20:16

Seanca e mbajtur në Gjykatën e Posaçme Anti Korrupsion për çështjen ‘Gërdeci’, ku u thirrën për të dëshmuar 15 dëshmitarë, ka përfunduar. Ndërkohë që seanca e radhës më 15 dëshmitarë të tjerë do të mbahet më 27 tetor, ora 12:00. Sipas informacioneve nga 15 dëshmitarët e thirrur sot, vetëm 11 prej tyre dëshmuan.

Deri më tani ndër personat që kanë dëshmuar janë, çifti Durda, Zamira dhe Feruzan Durda, prindërit e Erisonit që u vra nga shpërthimi i municioneve, në 15 marsin e 2008, Drita Cani dhe Alketa Hazizi që punonin brenda fabrikës së demontimit si dhe ish roja i fabrikës, Fejzi Shehu.

Cani dhe Hazizi në dëshminë e tyre, treguan se u morën në punë për të demontuar pa asnjë eksperiencë dhe pa trajnim. Ndërsa ish-roja Fajzi Shehi tregoi se pa momenti kur mori flakë baruti brenda fabrikës së demontimit nga saldimi.

Ndërkohë Zamira Durda akuzoi se ky është një krim shtetëror dhe se djalin e vrau ushtria. Ajo i la gjykatësve në sallë dy fletore të djalit të saj të ndjerë dhe kujtoi se i biri kishte qenë për herë të fundit në shkollë në 13 mars 2008 dhe kërkoi që vendimi i gjykatës të shkruhej në këto fletore të mbetura në mes, ashtu si jeta e djalit të saj

Nga ana tjetër avokatët mbrojtës pyetën disa herë dëshmitarët nëse e kanë parë ndonjëherë ish-ministrin e Mbrojtjes në fabrikën e demontimit. Dëshmitarët u përgjigjet se nuk e kanë parë, ndërsa shtuan se predhat dhe municionet transportoheshin me forca ushtarake dhe kamion të ushtrisë.

Kujtojmë se çështja ndaj ish-ministrit Mediu është rihapur pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hoxha: Kemi vjeshtë interesante përpara…

“Shkëlzen Berisha dhe Bumçi, dëshmitarë për Gërdecin!”

"Është ndër më mëkatarët në politikën shqiptare"

“Do vazhdojnë arrestimet”/ Gjikondi: Dako rrezikon deri në 5 vite burg