MENU
klinika

Njoftimi i Policisë

Merr flakë në vendparkim, digjet automjeti në Gjirokastër

23.10.2023 - 13:40

Një automjet në Memaliaj është përfshirë nga flakët, mëngjesin e kësaj të hëne në një vendparkim pranë një pallati. Automjeti rezulton në pronësi të 40-vjeçarit S.B, ku sipas raportimeve të policisë pas një defekti në motor ka marrë flakë dhe ka shkaktuar disa dëme materiale përreth.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike në motorin e mjetit, ndërkohë policia vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut.

NJOFTIMI I POLICISË

“Memaliaj/Mëngjesin e sotëm, është përfshirë nga flakët e automjeti i shtetasit S.B, 40 vjeç, banues në Memaliaj, i parkuar pranë apartamenteve. Si viktima të flakëve janë vetëm dëme materiale. Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në motorin e automjetit.”

“Çifti u godit me sende të forta dhe me mjete prerëse”

Policia sqaron dinamikën e krimit në Dropull

Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas…

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin!

"Plazhe të mrekullueshme dhe çmimet të lira"

Blogerët italianë: Shqipëria, destinacionin magjepsës

Nga telefonata e mbesës te misteri i dhunimit

Vdekja e 2 të moshuarve, 10 të shoqëruar në Dropull