MENU
klinika

Rrezik për përmbytje

Moti i keq, Bashkia e Lezhës: Priten reshje të dendura shiu

21.10.2023 - 20:25

Bashkia Lezhë ka njoftuar banorët që të kenë kujdes për shkak të reshjeve të shiut që pritet të bien sot në këtë qark. Me anë të një njoftimi për mediat, bëhet me dije se reshjet në këtë qark, pritet që të jenë të dendura dhe të shoqëruara me furtunë e stuhi. Po ashtu parashikohet që të ketë përmbytje të madhe, për shkak të dendurisë së reshjeve të shiut.

“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se duke nisur nga sonte pas orës 24:00 priten reshje të dendura shiu! Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje si pasojë e sasisë së lartë të shiut. Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gadishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik! Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: +355 68 331 2049”, thuhet në njoftimin e bashkisë Lezhë.