MENU
klinika

Çfarë pritet?

Mungoi në Samitin e Procesit të Berlinit, Presidenti Macron vjen nesër në Tiranë; zbardhet axhenda

16.10.2023 - 17:04

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri ditën e nesërme. Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ndërkohë, Presidenca ka zbardhur agjendën e vizitës së Macron në Shqipëri:

8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

-Interpretohet himni kombëtar francez;

-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;

-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shtyu ardhjen e tij në Tiranë dhe shkak për këtë është bërë një sulm terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme.

Presidenti francez pritej të mbërrinte në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të nxitur dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimin me Bashkimin Evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN