MENU
klinika

“Në ligjërimin e autoriteteve ka pasur kontradikta“

Nazarko: Kosova kishte rastin të kërkonte heqjen e sanksioneve

18.10.2023 - 22:13

Analisti Mentor Nazarko thotë se Kosova, së pari, ka pasur rastin të kërkojë heqjen e sanksioneve të BE të vendosura ndaj saj, përpara se të kërkonte vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se ajo që nuk kuptohet, është fakti që këto sanksione ndërlidhen me sjelljen e Kosovës në veri, dhe jo me marrëveshjen e Ohrit.

Në lidhje me sulmin e 24 shtatorit, sipas Nazarkos, autoritetet e Kosovës kanë pasur kontradikta.

“Në fakt, presidenti kroat me kryeministrin kanë edhe divergjenca për hir të së vërtetës. Kroacia, tradicionalisht, është në pozitë antagoniste me Serbinë, për primat rajonal dhe ku Kosova, klasa politike, drejtuesit institucional të saj, e kanë si një lloj dere dhe trokasin. Mesa duket, marrëdhëniet janë edhe të karakterit strategjik, shiten armë, armët janë të rëndësishme. Në të gjithë ligjërimin institucional të autoriteteve të Kosovës, ka disa kontradikta. Bëhet rezoluta, dënohet sulmi terrorist, pastaj kërkohet hetim ndërkombëtar. Nëse kërkohet hetim, nuk është provuar fajësia, dhe pastaj ti e dënon si sulm terrorist.

I kishte të gjithë elemmentët e sulmit terrorist. Ishte një sulm terrorist. Kosova ka pasur rastin që jo të kërkojë vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, por të kërkojë heqjen e saksioneve ndaj vetes së pari. Ajo që nuk kuptohet dhe ngjan si dialog mes shurdhësh, është fakti që këto masa, ndërlidhen me sjelljen e Kosovës në veri dhe jo me marrëveshjen e Ohrit”, theksoi ai./abcnews.al