MENU
klinika

‘Kosova, sjellje të një shteti që ka nevojë të piqet’

Nazarko: Shqipëria po fiton rëndësi, shkak politika konstruktive rajonale

16.10.2023 - 20:06

Në një intervistë në “Newshour” në ABC, Mentor Nazarko i ka bërë një analizë Samitit të Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë, duke u ndalur edhe tek marrëdhëniet mes liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë kësaj interviste, Nazarko u shpreh se procesi i Berlinit nuk duhet të shihet vetëm si një proces politik, pasi sipas tij  ai ka një rëndësi të madhe ekonomike, ndërsa shton se një shtysë e mirë e arritjes së realizimit të këtij Samiti, ishte edhe “Ballkani i Hapur”.

“Procesi i Berlinit nuk është vetëm politik, por edhe ekonomik. Ballkani i hapur ishte një shtysë që procesi i Berlinit të fitonte rigorozitet, vijueshmëri dhe substancë”, u shpreh Nazarko.

I ndalur tek marrëdhëniet mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës, Nazarko tha se e sheh Kosovën si një “shtet të ri ende të papjekur ndërkombëtarisht”.

“Procesi i Berlinit është një mënyrë për të frenuar ndikimin rus, por edhe për ti dhënë shpresë opinioneve publike në vendet tona që procesi i integrimit është diçka reale. Tani që të kërkosh para- duhet të bësh projekte, dhe vendet tona nuk dinë të bëjnë projekte në kohë; dialogu ka çaluar. Ndërkohë defekti kryesor i procesit të Berlinit që Ballkani i Hapur e evidentoi, është të arrish të gjesh kohë për një agjendë të përbashkët kur të takohet kancelari Scholz dhe presidenit Macron me krerët e vendeve të Ballkanit. Kjo është pak e vështirë. Ballkani i Hapur kishte një dimension të rëndësishëm, ndonëse i paplotë sepse relaksoi marrëdhëniet mes liderëve. Kjo ndikon edhe tek ato dialogu dypalësh apo shumëpalësh.

I pyetur për rolin e Kosovës, Nazarko nënvizoi: Jam thirrur të arsyetoj si intelektual apo si aktivist kombëtar dhe pëlqej qasjen introspektive, domethënë të kërkojmë difektet tek vetja, dhe jo tek të tjerët. Të tjerët janë konstantë në promovimin e agjendave të veta edhe kundër nesh. Kosova është duke vuajtur- parapëlqej të gjej një paralele nga jeta e individit, një periudhë adoleshence shtetërore, që lidhet me kohën e shkurtër të jetës së vet të pavarur si shtet. Kosova si shtet i ri është duke vuajtur njëlloj pamaturie, njëlloj puberteti institucional. Nëse Kosova do të kishte problem vetëm me Shqipërinë do të isha me Kosovën. Por ka probleme edhe me vende të tjera perëndimore ndaj mendoj që problemi qëndron tek Kosova. Pra është papjekuria moshore e një shteti të ri, që njëjtë si fëmija ankohet për mungesë vëmendje nga prindi, vëllai i madh, që ka shpërthime emocionale, etj, etj.  Natyrisht duhet pranuar që ka faj edhe Shqipëria, pasi Rama duhet të kishte investuar më shumë kohë në kapërcimin e pengesave jo thjesht ndërpersonale. Shqipëria duhet të ishte përfshirë edhe në procese që do të ndikonin tek, Kosova në emancipimin kulturor, arsimor, diplomatik, etj. Kur  thashë se Kosova ende është tek “sindromi i një fëmije të parritur” jap një shpjegim shterrues se këtë sindromë e ka pasur edhe qeveria Thaçi, edhe qeveria Haradinaj. Kur Shqipëria, shteti amë, në të gjithë kuptimet, për shkak politikës konstruktive rajonale, po fiton këtë rëndësi ndërkombëtare dhe kjo është një ndihmë shumë e madhe për Kosovën. Ama qasja që ne duhet ta shohim Serbinë me sytë e Kosovës, nuk është qasje realiste, por një qasje populiste. Nëse autoritet e Kosovës apo njerëzit e njohin Serbinë, përse nuk kanë arritur sukses në dialog? Pse nuk ka në ministrinë e jashtme të Kosovës një drejtori apo divizion të Serbisë që e analizon, bën prognoza rreth politikave të fqinjit?

I pyetur për marrëdhëniet midis Ramës dhe Abazovic, Nazarko nëvizoi: sa për Abazoviç ai është dikush që ka mundur serbët në kohë paqeje si zëvendëskryeministër, si kryeministër, kur e ka imponuar faktorin serb në Mal të Zi, të pranojë Kosovën, të pranojë NATO-n, BE/në, rezolutën për Srebrenicën, kur ka normalizuar marrëdhëniet ndëretnike; kur ka potencuar ekzistencën e embrionit të shtetit malazez në mesjetë që komunikonte me Papatin, etj. Dhe për komunat shqiptare ka rritur investimet, ka normalizuar apo imponuar si rregull normal mbajtjen e flamurit shqiptar dhe vetëm ndërtimi konkret I Urës mbi Bunë, do mjaftonte për të shpjeguar suksesin e tij në viset shqiptare. Dhe të gjitha këto i ka bërë në mënyrën më të qetë të mundshme pa krijuar polemika  apo prishur marrëdhëniet me fqinjët, sipas paradigmës serioze se Mali i Zi është vendi i Sunny dhe Funny”, tha ndër të tjera Nazarko.

/abcnews.al/