Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në Helsinki.
Martti Ahtisaari, i cili fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008, për rolin e tij udhëheqës në sjelljen e pavarësive në Kosovë dhe Naimbi, gjithashtu për ndalimin e luftës në Irlandë të Veriut.
16 vite më parë ish-presidenti finlandez dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin thoshte se Kosova duhej të bëhet e pavarur.
Teksa SHBA-të përkrahnin planin e Ahtisaarit dhe mendonin se Kosova duhet të bëhej e pavarur, serbët vazhduan ta kundërshtonin planin.
Tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, ku shprehej përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën.