Një 31-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.
Sipas policisë, mësohet se i arrestuari është shtetasi Aneo Gashi.
Për Gashin, Prokuroria e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte nxjerrë urdhërin e ndalimit dhe e kishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 31-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale, të kryera në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kapën dhe ndaluan shtetasin A. G., 31 vjeç, banues në Durrës.
31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës na nxjerrë urdhërin e ndalimit dhe ka shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.