MENU
klinika

Lufta

Netanyahu paralajmëroi se sulmet do vijojnë, kreu i Hamasit: Palestinezët nuk do të largohen nga Gaza!

14.10.2023 - 20:03

Udhëheqësi i Hamasit ka deklaruar se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza apo Bregu Perëndimor dhe të evakuohen në Egjipt.

Ismail Haniyeh, i cili drejton organizatën militante islamike palestineze, i bëri komentet gjatë një fjalimi televiziv.

Në një pjesë të fjalimit duke iu drejtuar Egjiptit, ai tha: “Vendimi ynë është të qëndrojmë në tokën tonë”.

Kujtojmë se kryeministri izraelit, Netanyahu ka paralajmëruar se sulmet në Gaza do të vijojnë në përgjigje të agresionit të 7 tetorit nga militantët e Hamasit.