MENU
klinika

Liderët e BE-së dhe rajonit mblidhen te Piramida

Nis Samiti i Procesit të Berlinit

16.10.2023 - 12:06

Udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor u pritën nga kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë, për të vazhduar më pas Samitin e Procesit të Berlinit.

Pas ceremonisë së pritjes, liderët iu drejtuan Piramidës, aty ku do të zhvillohen punimet e Samitet. Dy janë elementët kryesorë për t’u analizuar në Forumin e Udhëheqësve të Procesit të Berlinit.

Së pari elementi politik.

Një prej shtyllave të Procesit të Berlinit themeluar në vitin 2014 është fqinjësia e mirë në rajon. E në këtë kontekst situata e tensionuar pas 24 Shtatorit në Veri të Kosovës është një temë për t’u diskutuar aq më tepër që në Tiranë nesër do të jenë dy arkitektët e planit Franko-Gjerman.

Aspekti i dytë dhe më i rëndësishmi, ai me karakter ekonomik.

Në 31 Maj 2023 nga forumi, GLOBSEC në Bratislavë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE është duke punuar për “Neë Plan Groëth” (Planin e rritjes) për vendet e rajonit por nuk dha shifra se ku konsiston ky plan në terma financiar.

Një burim diplomatik në Komisionin Europian tha për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu se “me gjasë nga Samiti Procesit të Berlinit, presidentja Ursula von der Leyen do të flasë me terma konkrekt për të ashtuquajturin “Plan i Rritjes”.

Bëhet fjalë për një paketë prej 28 miliardë euro:

– 2 miliardë për Planin e Rritjes

– 26 miliardë përmes fondeve IPA.

Kjo paketë do të jetë komplementare krahas asaj të deritanishme me 30 miliardë euro nga “Plani Ekonomik dhe i Investimeve” lancuar në 2020, nga i cili deri me tani janë investuar në projekte të ndryshme 16 miliardë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN