MENU
klinika

Çfarë pritet?

Opozita e pret në Parlament për rezolutën e Kosovës, Rama fluturon nesër drejt Britanisë

11.10.2023 - 13:36

Ditën e premte kryeministri Edi Rama do të niset drejt Anglisë ku pritet të ketë takim me homologun e tij Rishi Sunak.

Në fokus pritet të jetë çështja e emigrantëve dhe marrëveshja për të burgosurit që të kalojnë dënimin në Shqipëri.

ADVERTISING

PAMFLETI
Aplikacioni i ri. Shkarkoje tani!
I vlefshëm për Android & iOS.

Sipas marrëveshjes së dakordësuar më herët.

Ndërkohë këtë të enjte, Kuvendi do të diskutojë rreth rezolutës së Kosovës dhe pritet që dita të jetë e ngarkuar me debate.

Demokratët kanë kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama, por megjithatë mbetet për t’u parë nëse kreu i qeverisë do të jetë prezent.

Megjithatë, siç shprehen edhe socialistët, kryesocialisti mund të jetë prezent në sallë në fillim të seancës.

Ditën e nesërme në Parlament pritet të diskutohet 5 orë për rezolutën e Kosovës, por të pritshme janë gjithashtu edhe debatet mes vetë demokratëve pas përjashtimit të disa prej tyre nga Grupi Parlamentar.