MENU
klinika

Lufta në Izrael

Osmani: Një çift nga RMV janë të bllokuar në Gaza

12.10.2023 - 15:45

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka folur paraditen e sotme për shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që ndodhenin ose ndodhen aktualisht në Izrael dhe rreth zonës së rrezikuar në Gaza. Në një konferencë për mediat, aii lajmëroi se janë 20 shtetas që kishin ngelur brenda dhe rreth Gazës.

“Fokusi ynë ishte t’i sillnim në aeroportin e Tel Avivit, për t’i nxjerrë nga atje. Prej tyre, pesë mbërritën sonte në Athinë, ambasada jonë u siguroi atyre vende në komunikim me autoritetet greke. Ata u pritën nga ambasada jonë në Athinë dhe prej andej mbërritën në vend nëpërmjet Selanikut. Sot në mëngjes edhe 17 të tjerë kanë mbërritur në Athinë dhe për momentin po vijnë në Selanik, prej nga po i presim në kufirin tonë”, tha ai.

Osmani njoftoi gjithashtu se për momentin është vetëm një çift i martuar që ka ngecur në Rripin e Gazës.

“Ju e dini që territori është i izoluar nga Izraeli. E vetmja rrugëdalje ishte kalimi përmes Egjiptit, por në momentin që ata arritën atje, pika kufitare ishte mbyllur dhe tani ata janë bllokuar. Ambasada jonë në Kajro është në komunikim të vazhdueshëm me çiftin. Ata janë në rrezik, por aktualisht janë të sigurt”, tha ai. Ministri sqaroi se për momentin nuk kanë informacione konkrete se si do të evakuohet çifti i martuar.

Dy vendime historike do të merren në vetëm dy ditë

Mediat serbe japin alarmin: Një muaj i vështirë e pret Beogradin

Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE

Çfarë ndodh me krijimin e Asociacionit

“Duhen përgatitje për skenarin më të keq”

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani! A po përsëritet historia?

“Retë e zeza politike kanë mbuluar Serbinë”

Vuçiç pranon se ka frikë nga padia e Kosovës për gjenocid