Depueti i PD, Edi Paloka, pas thirrjeve për të rrëmbyer armët, këtë radhë iu ka bërë një tjetër apel shqiptarëve, që të ngrihen për të mbrojtur Sali Berishën pas akuzave nga SPAK.
“O shqipe, kuptojeni se po nuk reaguat sot, do të jetë vonë kur e keqja t’ju ketë ardhur në derën e shtëpisë.
Do ju marrin lirinë, shtëpitë, pronat dhe jetën e nuk do ketë se kush t’ju mbrojë.
Nuk do ketë as kush të ngrejë zërin e jo t’ju dalë në krah!
Kështu filloi dhe në ‘46 …,” shkruan Paloka.
Prej ditësh, ata pak njerëz që i kanë mbetur në krah Sali Berishës, po përpiqen të ngrejnë popullin për ta mbrojtur, duke iu bërë thirrje të përditshme.
Por sa më shumë flasin këta, aq më shumë e braktisin Berishën.”, Tthotë Paloka.
Ish-kryeministri Sali Berisha do të duhet të paraqitet dy herë në muaj para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për t’u marrë në pyetje, tha dje GJKKO.
Berisha dyshohet për “korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim”, në rastin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Vendimi u mor pasi për tre ditë me radhë u mbajtën disa seanca maratonë dhe pas ndryshimit të disa avokatëve si përfaqësues të ish-kryeministrit.
Gjykata vendosi për vazhdimin e masës së sigurisë me karakter shtrëngues, “detyrim për t’u paraqitur” për Sali Berishën.