MENU
klinika

"Evropa e kërcënuar"

Paralajmëron ministri gjerman: Duhet të jemi gati për luftë

30.10.2023 - 22:30

Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius deklaroi se shoqëria gjermane dhe forcat e armatosura duhet të përgatiten për një luftë të mundshme në Evropë.

Ministri gjerman u shpreh se lufta Rusi-Ukrainë ka qenë një pikë kthese historike për Gjermaninë, e cila duhet të sjellë një “ndryshim mentaliteti” në politikë dhe shoqëri.

“Ne duhet të mësohemi me idenë se mund të ketë një kërcënim lufte në Evropë dhe kjo do të thotë që ne duhet të bëhemi gati për luftë.

Ne duhet të jemi gati të mbrohemi dhe të përgatisim forcat e armatosura gjermane dhe shoqërinë për këtë”, tha ai për mediat gjermane.

Politikani socialdemokrat tha se Gjermania duhet të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes dhe të modernizojë forcat e saj të armatosura për ta bërë atë të aftë për të adresuar sfidat e reja të sigurisë.