MENU
klinika

‘Më tha po të dua të…’

Patën debate të ashpra në “BB”/ Dea flet për raportin me Luizin

11.10.2023 - 10:03

Premiera e filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’ dhe dinamikat e saj vijojnë të diskutohen, ndërsa së fundmi janë zbuluar edhe disa intervista të të ftuarve dhe aktorëve.

Sigurisht, njëra prej tyre ishte dhe Deamishel, e cila përveç se tregoi disa skena nga roli i saj, zgjodhi të thoshte dy-tre fjalë për raportin me disa nga ish-banorët e ‘Big Brother Vip’.

E pyetur nëse ka kontakt me Luizin, ajo tha se nuk mund të ketë asnjë lloj komunikimi me të pasi e shau rëndë nga familja, ndërsa këtu përmendi edhe një pjesë nga ajo çfarë Luizi i ka thënë: “Po të dua të shaj prap”.

Ndërsa me Luizin e ka ndarë mendjen që nuk do të flasë, Dea tregoi se nga ana tjetër me Oltën ka një raport shumë të mirë dhe se mezi priste ta takonte në premierë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja kë mbështesin më së shumti fansat

Luiz Ejlli bie nga ‘froni’ i më të preferuarit!