MENU
klinika

I çudit të gjithë me "look-un"

Për hir të ‘fesë’! Fero bën sërish ndryshimin drastik në pamje

10.10.2023 - 12:11

Ish-reperi Fero, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të raportit të tij me ish-bashkëshorten Arbenita Ismajli me të cilën kërkon një rikthim por mbrapsht nuk ka marrë asnjë përgjigje pozitive.

Dhe jo vetëm, që kur iu përkushtua fesë, Fero ka bërë disa ndryshime në paraqitjen e tij. Në fillim e pamë me mjekër, e tani duket se për hir të besimit të tij ka ‘ruajtur’ dhe kokën.

Vetë reperi na ka shpjeguar se pse duhet të vepronte kështu.

 

Arbenita Ismajli dhe ish-reperi Fero kanë qenë së fundmi kryefjalë e mediave, pas largimit të këtij të fundit nga muzika dhe përkushimit në fenë Islame.

Pak kohë më parë reperi konfirmoi ndarjen nga modelja Arbenita Ismajli me të cilën kanë një vajzë, Ninën, duke u shprehur se nuk ka interes të dijë se çfarë bën ajo me jetën e saj.

Edhe pse në proces divorci, ata duket se janë një postim larg njeri-tjetri, ku i gjejmë shpesh të ‘thumbojnë’ njëri tjetrin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN