MENU
klinika

Rrezikohet hoteli ngjitur

Përfshihet nga flakët një lokal në Shëngjin

11.10.2023 - 09:41

Një lokal dy katësh me konstrukt druri është përfshirë nga flakët e zjarrit në zonën e Kunës në Shëngjin.

Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, pasi rrezikohet dhe një objekt që ndodhet ngjitur me lokalin.

Dyshimet janë se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.