MENU
klinika

"Proces i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit"

Pezullimi i 8 efektivëve, reagon Balla: Vijon goditja e grupeve kriminale

13.10.2023 - 13:21

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas pezullimit të 8 efektivëve të Policisë së Pukës brenda 48 orëve të fundit.

Në një reagim për mediat, ministri Balla shprehet se forcimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë, SPAK, Shërbimit Informativ dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

“Vijon intensivisht goditja e grupeve kriminale, por edhe procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Vetëm në 48 orët e fundit janë 8 punonjës policie të proceduar penalisht, për “mbyllje sysh” apo më keq akoma bashkëpunim me keqbërësit. Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë, SPAK, Shërbimit Informativ dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”, u shpreh Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Një rrënjë kanabisi s’ka shans të rritet pa një polic që paguhet"

Balla pezullon shefin e komisariatit të Velipojës

Dy operacione të rëndësishme në 72 orët e fundit

Kapja e minave në Vlorë, Balla përgëzon Policinë e Shtetit

Si mund të shkatërrohet i gjithë zinxhiri drejtues nga përgjimet e SKY

Kupola e Policisë së Shtetit në “fije të perit”, Shqipëria drejt modelit gjeorgjian