MENU
klinika

Përmet

Plagosi aksidentalisht kushëririn, arrestohet 38-vjeçari

26.10.2023 - 12:41

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Përmetit pasi plagosi aksidentalisht me armë gjahu kushëririn e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Munushtir i Vjetër, ku nga hetimet rezultoi se 37-vjeçari ishte plagosur aksidentalisht, me armë gjahu, nga kushëriri i tij, shtetasi G. B., në fshatin Munushtir i Vjetër, teksa kryenin gjueti të kundërligjshme.

“Plagosi aksidentalisht, me armë gjahu, kushëririn e tij, ndërkohë që po kryenin gjueti të kundërligjshme, në fshatin Munushtir i Vjetër, vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut me të cilën u krye plagosja.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Urgjencën e spitalit të Përmetit, kishte shkuar i plagosur shtetasi G. B., 37 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga hetimet rezultoi se 37-vjeçari ishte plagosur aksidentalisht, me armë gjahu, nga kushëriri i tij, shtetasi G. B., në fshatin Munushtir i Vjetër, teksa kryenin gjueti të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua shtetasi G. B., 38 vjeç, banues në fshatin Munushtir, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut e 38-vjeçarit”, njoftoi policia.

“Çifti u godit me sende të forta dhe me mjete prerëse”

Policia sqaron dinamikën e krimit në Dropull

Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas…

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin!

"Plazhe të mrekullueshme dhe çmimet të lira"

Blogerët italianë: Shqipëria, destinacionin magjepsës

Nga telefonata e mbesës te misteri i dhunimit

Vdekja e 2 të moshuarve, 10 të shoqëruar në Dropull