30.10.2023 - 18:21
Ka nisur me tensione seanca e sotme parlamentarë. Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, opozita ka vendosur të mos lejojë mbajtjen normale të seancës. Që në nisje të saj deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren. Kryetarja Lindita Nikolla vendosi tu japë fjalën deputetëve të mazhorancës të cilët po flasin nga vendi.
Fjalën e mori Vullnet Sina, por deputetët e PD ndërhynë dhe nuk e lanë të fliste. Kjo solli një përplasje fizike mes Sinës dhe deputetit Bledion Nallbati.