MENU
klinika

"Blindohet" Elbasani

Policia dhe agjentët e BKH aksion ‘blic’ për kapjen e Suel Çelës

24.10.2023 - 10:51

Forca të shumta të policisë dhe agjentët e BKH kanë kryer nje aksion mëngjesin e kësaj të marteje, për kapjen e personit në kërkim për porosi vrasjeje, Suel Çela.

Forca e policisë kanë zbarkuar në tregun agroushqimor dhe në shtëpinë e këtiij të fundit për kontrolle. Ende nuk dihet nëse Çela është gjetur apo arrestuar, pasi policia është e rezervuar në dhënien e informacionit.

Suel Çela kërkohet prej disa vitesh si person i dyshuar i perfshirë në ngjarje kriminale.

Suel Çela i njohur edhe si Marjus Lulaj i është drejtuar me kërkesë gjykatës së Posaçme ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg me një masë më të lehtë sigurie. Prej majit të vitit të kaluar, Çela u shpall në kërkim pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Sipas SPAK, Çela ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial. Gjithashtu, SPAK dyshon se ai ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës. Atentati ndaj administratorit Lulzim Masha ndodhi më 18 janar 2022. Fatmirësisht, Masha shpëtoi pa u kapur nga plumbat.

Ai u qëllua në mes të ditës teksa udhëtonte me makinën e tij në zonën e Liqenit të Thatë.

Për këtë ngjarje është arrestuar Skerdi Tase, i cili ka pranuar autorësinë e krimit. I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani pohoi se ditën e ngjarjes ka qenë me Skerdi Tasen në Tiranë dhe e ka ndihmuar për t’u larguar me shpejtësi.

Kush është Suel Çela?

Suel Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Celën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit. Ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në shtator 2017 kur dolën pamjet e Audit të zi, të blinduar që përplasi makinën zëvendësdrejtorit të policisë Gjergj Oshafi. Edhe pse prokuroria kërkoi 7 vite burg, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për mungesë provash, ndërsa dënoi shokun e tij si autor të ngjarjes.

Suel Çela rezulton ‘fukara’ pasi nuk ka asnjë biznes në emër të tij, ndonëse i ati është biznesmen dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit, ku ndodhi dhe përplasje me policinë në 2017.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk e vrava se m’u duk hallexhi”

Dëshmia e Hoxhajt për vëllain e Talo Çelës


Dyshohet se mori para për provime

Arrestohet pedagogia e Elbasanit në Rinas

Korrupsioni në Universitetin e Elbasanit

Gjykata merr vendimin për pedagogët dhe sekserin

Akuzohen për korrupsion nga studentët

Arrestohen disa pedadogë të Universitetit të Elbasanit

Mori ryshfet për të mos prishur një objekt

Arrestohet në Kapshticë punonjësi i IMT Elbasan